PËR LISTA TË HAPURA
Për momentin në Republikën e Maqedonisë, për zgjedhjen e deputetëve në Kuvend aplikohet sistemi zgjedhor proporcional. Ky sistem, padyshim ka më tepër përparësi: zvogëlon numrin e votave të humbura, kontribuon në transferimin e barabartë të votave në mandate të deputetëve, mundëson përfaqësimin e të gjitha segmentet të shoqërisë, si dhe përfaqësimin e barabartë gjinor. Por, votuesit mund të votojnë vetëm për listat e kandidatëve, pa mundësinë e zgjedhjes në mes të kandidatëve individualë. Ky modalitet i sistemit proporcional quhet sistem proporcional zgjedhor me lista të mbyllura. Në të kundërtën, sistemi me lista të hapura, votuesit i mundëson pavarësisht votës për listën e kandidatëve të zgjedh një ose më tepër kandidatë nga lista e kandidatëve të propozuar (ashtuquajtur votim preferencial) dhe kështu të ndikojë në zgjedhjen përfundimtare. Sa më i madh të jetë numri i votave preferenciale që zgjedhësi e ka, aq më e madhe është mundësia të ndikohet në zgjedhjen e kandidatëve, dhe aq më e madhe është gara mes kandidatëve për votat e elektoratit.
Albanian
English
Macedonian








