ОТВОРЕНИ ЛИСТИ

PËRPARËSITË E LISTAVE TË HAPURA

Sistemi i listave të hapura mban anën pozitive të modelit të shumicës në përzgjedhjen e kandidatëve individualë, ndërsa nga ana tjetër është më i mirë se sa sistemi i listave të mbyllura sepse votuesve u mundëson më tepër opsione për zgjedhje. Kandidatët që janë zgjedhur në këtë mënyrë kanë motivim më tepër që të jenë aktiv në përmbushjen e premtimeve ndaj elektoratit, me qëllim që të dallohen nga kandidatët e tjerë, dhe ata gjithashtu janë më të ndjeshëm ndaj nevojave dhe kërkesave të elektoratit. Me atë që votuesit mund të votojnë në mënyrë konkrete për atë kandidat që u pëlqen, e jo për tërë listën, përkatësisht për partinë, tek ata zmadhon ndjenjën se vota e tyre nuk është e humbur dhe se ekziston mundësia që të ndryshojë radhitja e listës së propozuar të kandidatëve. E gjithë kjo do të kontribuojë që votuesit të perceptojnë sistemin zgjedhor si të drejtë dhe legjitim, ndërsa e tëra do të rezultojë me jehonë më të madhe në zgjedhje, që paraqet edhe një ndër problemet më akute të procesit zgjedhor në R e Maqedonisë, edhe në nivel global.

Zgjedhja individuale e kandidatëve zmadhon edhe ndjenjën e përgjegjësisë tek politikanët, ndërsa kontribuon edhe për një shkallë më të madhe të lidhshmërisë me elektoratin, që është edhe një karakteristikë pozitive e cila mungon në Maqedoni. E gjithë kjo çon në perceptim më pozitiv të politikanëve nga ana e elektoratit.
Sistemi i listave të hapura gjithashtu mund të kontribuojë në politikë që të përfshihen njerëz, ekspertë në fushën e tyre, që në modelin e tanishëm nuk kanë asnjë motivim që politikisht të aktivizohen për shkak se do kishin qenë të vendosur në vendet më të poshtme në listat partiake.
Përderisa listat janë të hapura, kjo nuk do të paraqet asnjë pengesë, në të kundërtën, madje edhe udhëheqësit do të jenë të motivuar të zgjedhin kandidatë më të mirë, nga fusha dhe shtresa të ndryshme të popullsisë, me qëllim të tërheqin më shumë vota.


TwitterFacebookYouTube

Дали кампањата "Твојот избор да биде личност" ве поттикна да размислувате за воведување на изборен модел со отворени листи?

Погледни ги резултатите

Loading ... Loading ...

Конференција 03.05.2012

Актуелниот и предложениот модел

Имплементатори: Поддржано од:

   
       
Медиумски покровител: