PËRVOJË KRAHASUESE TË LISTAVE TË HAPURA
Sistemi me lista të hapura (në më tepër modalitete) aplikohet në 83% (15 prej 18) vendeve të BE-së që kanë sistem proporcional, në 65% (22 prej 34) nga shtetet evropiane që kanë sistem proporcional dhe në 44% (33 prej 75) nga shtetet në botë që kanë sistem zgjedhor proporcional.
| Lista të hapura në BE | Lista të hapura në pjesën tjetër të Evropës | Lista të hapura në pjesën tjetër të botës |
| |
||
Lista të mbyllura në BE: Italia, Spanja dhe Portugalia.
Lista të mbyllura në pjesën tjetër të Evropës: Maqedonia, Shqipëria, Serbia, Mali i Zi, Kroacia, Turqia, Rusia, Ukraina dhe Moldavia.
Lista të mbyllura në pjesën tjetër të botës: Salvadori, Nikaragua, Kostarika, Guatemala, Guajana, Argjentina, Uruguai, Paraguai, Republika Kepi Verde, Maroku, Algjeria, Tunizi, Benin, Burkina Faso, Guineja – Bisau, Guineja Ekuatoriale, Nigeri, Togo, Sao Tome dhe Prinsipe, Burundi, Ruanda, Mozambik, Angola, Namibia, Republika Jugafrikane, Izraeli, Kazakistani, Kirgistani, Kamboxhia dhe Timori Lindor.
Në vende të ndryshme përdoren modalitete të ndryshme të këtij sistemi, siç është për shembull mënyra se si kandidatët do të zgjedhën në bazë të votave preferenciale. Në sistemin me kuota, përderisa kandidati tejkalon numër të caktuar të preferencave të dhënë (kuota), ai fiton mandat pavarësisht në cilin vend gjendet në listë (Suedia, Sllovakia, Indonezia).
Kandidatët mund të zgjedhën edhe pa kuotë, përkatësisht ndarja e mandateve të varet nga numri absolut i preferencave fituara, pa kuota. Kjo do të thotë se edhe i fundit në listë mund të jetë i zgjedhur, përderisa fiton numrin e mjaftueshëm të preferencave (Brazil, Finlandë).
Albanian
English
Macedonian








