Instituti për Demokraci Parlamentari (IPD)
Misioni dhe synimet
IPD është organizatë joqeveritare dhe joprofitabile që punon në partneritet me organizata, individë dhe institucione nga Republika e Maqedonisë dhe jashtë vendit me qëllim të dhënies së kontributit drejt qeverisjes së mirë, përmes përforcimit të kapaciteteve demokratike të organizatave qytetare si dhe institucioneve shtetërore dhe politike.
Pesë synimet strategjike të organizatës janë
- Të përforcojë komunikimin në mes qytetarëve dhe përfaqësuesve të tyre të zgjedhur;
- Të përforcojë procesin ligjvënës në Kuvendin e RM-së;
- Të përforcojë rolin mbikëqyrës të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë dhe Këshillave të Njësive të Vetëqeverisjes Lokale (NJVL);
- Të përforcojë efikasitetin dhe efektshmërinë e Kuvendit të RM-së, Këshillave të NJVL-së dhe përfaqësuesve të zgjedhur; dhe
- T’i përforcojë lidhjet në mes të Kuvendit të RM-së, NJVL-së dhe partive politike dhe qytetarëve.
Informata shtesë
IPD është themeluar në gusht të vitit 2008 si organizatë trashëguese e Institutit Nacional Demokratik (National Democratic Institute – NDI) në Maqedoni me mbështetje nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC). Edhe pse organizatë e re, IPD posedon përvojë të madhe në implementimin e programeve dhe projekteve të implementuara nga NDI në Maqedoni dhe në vende tjera. Në vitin 2008 personeli vendas i NDI-së ndërmori iniciativë për krijimin e IPD-së, i cili filloi me punë të pavarur dhe njëkohësisht vazhdoi bashkëpunimin me NDI-në në shumë segmente të veprimtarisë.
IPD kryesisht është dedikuar në zhvillimin e programeve që janë të përqendruara drejt shfrytëzimit të kapaciteteve lokale, të cilat do të jepnin kontribut shtesë në zhvillimin e politikave dhe praktikave demokratike në Republikën e Maqedonisë.
Partnerë dhe mbështetës
- Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC)
- Kuvendi i Republikës së Maqedonisë
- Instituti Nacional Demokratik (NDI)
- USAID
- BNJVL
- Balkan Trust for Democracy
- National Endowment for Democracy
- Ambasada e Republikës Çeke
- Misioni i OSBE-së në Shkup
Albanian
English
Macedonian








