Pёr MOST-in
Asociacioni qytetar MOST është organizatë vendase, joqeveritare dhe jopartiake, e formuar në maj të vitit 2002, nga ana e përfaqësuesve të 20 organizatave joqeveritare nga i tërë vendi.
Misioni
Misioni i MOST-it është të kontribuojë në ndërtimin e Maqedonisë më demokratike, më stabile dhe më prosperuese, përmes përfshirjes së qytetarëve në aktivitete dhe projekte që sigurojnë transparencë, përgjegjësi dhe hapje të institucioneve shtetërore ndaj nevojave të vërteta të qytetarëve.
Që nga fillimi i ekzistimit, organizata ka rol të rëndësishëm në vëzhgimin vendas të zgjedhjeve, duke u vërtetuar si organizues i mirë dhe lider i denjë në sektorin civil. Përfshirja dhe afrimi i qytetarëve nga të gjitha bashkësitë etnike, religjione dhe pikëpamje politike në aktivitete në interes për tërë shoqërinë paraqet sukses i rëndësishëm për sektorin civil në Maqedoni. Baza e të dhënave prej më shume se 26.500 vullnetarë me të cilën disponon organizata, është dëshmi e mjaftueshme.
Qëllimet e organizatës janë
• Edukimi i qytetarëve dhe nxitja e zmadhuar e pjesëmarrjes së tyre në proceset shoqërore në Maqedoni;
• Zmadhimi i përgjegjësisë së institucioneve civile, politike dhe qeveritare ndaj nevojave të qytetarëve;
• Zmadhimi i nivelit të hapjes dhe transparencës të të gjithë subjektëve dhe proceseve në shoqëri.
Me qëllim të plotësimit të misionit dhe qëllimeve të organizatës, aktivitetet e veta MOST-i i realizon në kuadër të programeve vijuese:
- Edukimi dhe përfshirja e qytetarëve;
- Institucione të hapura; dhe
- Përgjegjësi dhe transparencë.
Projekti i parë i organizatës i cili tejkaloi pritjet ishte “Vëzhgimi vendas i zgjedhjeve parlamentare 2002”, që paraqiste hap fillestar në Maqedoni. Prej atëherë, MOST-i ka vëzhguar 5 procese zgjedhore në nivel nacional, 4 procese zgjedhore në nivel lokal në Republikën e Maqedonisë, si dhe 3 referendume dhe paraqet faktor të rëndësishëm i cili kontribuon për transparencë më të madhe.
Përveç vëzhgimit të zgjedhjeve vendase, MOST-i, është pjesë e Rrjetit evropian të organizatave që vëzhgojnë zgjedhje (ENEMO), ka marr pjesë në vëzhgimin e zgjedhjeve në 15 vende nga territoret e ish-Bashkimit Sovjetik dhe të Evropës Qendrore dhe Juglindore.
Në vitin 2003, MOST-i nënshkroi Deklaratën e Zagrebit për vëzhgues vendas me të cilën bashkohen parimet dhe principet themelore të vëzhgimit vendas jopartiak të zgjedhjeve në nivel evropian, ndërsa në vitin 2010 në Johanesburg, është nënshkruese e Projekt-deklaratës për parime globale për vëzhgim jopartiak nga organizatat e shoqërisë civile, si dhe Kodit të sjelljes për Vëzhguesit jopartiak.
Продолжи на страница: 1 2
Albanian
English
Macedonian








